Kosova

Atė qė nuk e bėjnė institucionet e bėjnė qytetarėt

Bota Sot | 07.10.2012 16:12
Atė qė nuk e bėjnė institucionet e bėjnė qytetarėt

Ndėrsa, dhjetėra pjesėtarė tė tė ashtuquajturės “Mbrojtje territoriale serbe” tė pranishėm nė tendėn pėrskaj urės janė tubuar menjėherė pranė barrikadės. Mirėpo, Policia e Kosovės, pėr kėtė rajon, thotė se bėhet fjalė pėr njė person me probleme psikike.

Megjithatė, zyrtarėt e Komisionit Parlamentar pėr Siguri, iniciativėn e qytetarėve e shohin mungesė tė veprimit tė institucioneve pėr tė krijuar siguri dhe lėvizje tė lirė nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės.

Kryetari i kėtij komisioni, Ahmeti Isufi, i tha Radio Kosovės se neglizhenca e institucioneve, qė janė pėrgjegjėse pėr siguri dhe lėvizje tė lirė, po bėnė qė qytetarėt marrin vetė iniciativė.

“Ėshtė mungesė e veprimit konkret tė institucioneve, sepse 13 vjet pas luftės kemi njė vend tė izoluar nė mes tė Evropės, vėnie tė barrikadave dhe mosfunksionim tė shtetit nė njė pjesė tė territorit. Prandaj, largimi i barrikadave ėshtė obligim i institucioneve dhe nėse institucionet nuk e realizojnė atėherė lejohet qė nė mėnyrė anarkike tė veprojnė vet qytetarėt”, tha Isufi.

Barrikadat nė pjesėn veriore ishin vendosur nga serbėt e asaj pjese pas 25 korrikut tė vitit 2011, nė shenjė kundėrshtimi pėr vėnien e reciprocitetit nga ana e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės me Serbinė.

Megjithatė, KFOR-i disa herė kishte ndėrmarrė aksione pėr largimin e tyre, por, pa rezultate. Komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer ka deklaruar mė herėt se kjo barrikadė ka domethėnie politike, prandaj kėrkon zgjidhje politike.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus