NISMA mbajti konventën politike, me moton `Veprat Flasin`

Kosova

NISMA mbajti konventën politike, me moton `Veprat Flasin`

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:46
Foto nga vendngjarja

NISMA Socialdemokrate, sot, në prani të strukturave drejtuese të saj, ka mbajtur një Konventë Politike, me moton “Veprat Flasin”, konventë në të cilën kryetari Fatmir Limaj, ka paraqitur para të pranishmëve vizionin politik që do të ndjek Nisma Socialdemokrate tani e tutje në skenën politike të Kosovës.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, fjalimin e ka hapur me fjalë mirënjohëse për Jakup Krasniqi, duke u lutur për shëndetin e tij dhe duke qenë të bindur se shpejt do t’i kthehet Kosovës. 

“Veprat Flasin” është motoja jonë që shënon edhe rikthimin tone politik, për të bashkuar burra e gra të rinj e të reja, që punojnë pa ndalur në mënyrë që premtimet që u jepen qytetarëve t’i kthejmë në vepra edhe më të mëdha për Kosovën”, tha kryetari Limaj. 

"Ne si Nismë u bëjmë thirrje të gjithëve për një front të përbashkët demokratik, që bashkon forcat politike, qytetarët, patriotët që janë të gatshëm për tu bashkuar rreth një platforme politike dhe ekonomike të qartë. Bëjmë thirrje për një front të përbashkët demokratik. Ky front i përbashkët demokratik, do të ketë për mision, hapjen e debatit politik e social", tha ai.

Limaj tha se Qeveria Kurti është duke dëmtuar buxhetin e Kosovës.

"NISMA është gati që me hapa konkret të shkoj drejt një fronti të përbashkët demokratik", theksoi kryetari Limaj. 

Në këtë Konventë Politike, para të pranishmëve ka folur edhe sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili, fillimisht ka falënderuar e ka shprehur mirënjohje për strukturat e partisë për angazhimin e madh gjatë gjithë këtyre viteve. 

Në këtë Konventë është shfaqur edhe një video material i përgatitur nga NISMA, ku shpaloset rrugëtimi ndër vite i Nismës Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat