Specializantët e financuar nga shteti duhet të punojnë në institucione

Kosova

Specializantët e financuar nga shteti duhet të punojnë në institucione

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Të gjithë specializantët të cilët kryejnë shkollimin specialistik e që financohen nga shteti, sipas ligjit, janë të obliguar që pasi t`i përfundojnë ato, duhet të vazhdojnë punën në institucionin shëndetësor, me të cilin kanë lidhur kontratë e që zgjat aq sa ka zgjatur shkollimi i tyre.

Ndryshimet për ta parandaluar ikjen e mjekëve nga institucionet publike kanë filluar përmes plotësimeve në rregullore e akte nënligjore.

Por deputetët po kërkojnë që të ketë veprime në praktikë. Anëtarë të komisionit parlamentar të shëndetësisë një nga mundësitë e konsiderojnë edhe monitorimin e specializantëve që i financon shteti.

Ata, sipas ligjit, obligohen që pas përfundimit të shkollimit specialistik të punojnë në institucionin me të cilin kanë kontratë për aq kohë sa ka zgjatur shkollimi.

Njësoj mendon edhe kryetari i Odës së Mjekëve Pleurat Sejdiu. Ai thekson se është shumë e rëndësishme që rastet të evidentohen dhe specialistët të punojnë në atë vend ku edhe kanë marrë specializimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat