​Kirurgu zviceran: Kongreset Klinike ndihmojnë në avancim të kirurgjisë

Kosova

​Kirurgu zviceran: Kongreset Klinike ndihmojnë në avancim të kirurgjisë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 14:44
Pierre-Alian Clavien

Në Kongresin e Dytë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës para pjesëmarrësve ka ligjëruar dhe drejtori i Klinikës për Kirurgji dhe Transplanteve në Zvicër, Pierre-Alian Clavien, i cili këtë kongres e konsideron si mundësi për avancimin e fushës së kirurgjisë. 

Profesori universitar zviceran, Clavien thotë se trajnimet e tilla shkencore mundësojnë të lidhen ura komunikimi në mes të profesionistëve shëndetësor. 

Clavien: Me kongrese të tilla avancohet kirurgjia 

“Unë e vlerësoj shumë kongresin. Shumë tema nga të gjitha lëmit e kirurgjisë janë trajtuar këtu, me njerëz ndërkombëtarë dhe prezantim të nivelit shumë të lartë nga këtu, shumë mirë…..Mendoj se është gjithmonë e rëndësishme të kemi një kongres. Së pari për të mësuar nga të tjerët dhe së dyti për të treguar se çfarë po ndodh këtu. Pra, mendoj se avancohet kirurgjia kur ke një kongres si ky.....Dua të them, ne ndajmë gjithçka, e kam fjalën për të gjithë teknikën e kirurgjisë, por edhe edukimin se kush të operojë etj. Kështu mendoj se dhe shumë gjëra ndodhin jashtë kongresit, njerëzit flasin bashkë, kanë lidhje dhe pastaj njerëzit mund të kontaktojnë mes vete për raste të veçanta, pra ka shumë efekte pozitive, kështu që unë mendoj se është shumë mirë”, theksoi ai. 

Drejtori i Klinikës për Kirurgji dhe Transplanteve, Pierre-Alian Clavien është shprehur i impresionuar se si Qeveria e Kosovës ka ftuar doktor, Rifat Latifin për të udhëhequr me sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, Kosova është në avantazh për të ndërtuar shëndetësisë, pasi ky dikaster udhëhiqet nga dikush që e njeh mirë këtë fushë. 

Clavien: Latifi avantazh i madh për Kosovën që udhëheqë shëndetësinë 

“Ne jemi me të vërtetë fqinj dhe mua më kanë bërë shumë përshtypje shumë gjëra që kam parë këtu në Kosovë, për shembull, që kryeministri e thërret doktorin shumë të njohur nga Kosova, të jetë ministër i Shëndetësisë, është shumë e rëndësishme, në shumë vende ato vende pune merren nga njerëz që nuk dinë shumë gjëra, apo nuk janë të kësaj fushe. Dhe këtu keni kaq shumë gjëra për të ndërtuar sa që është një avantazh i madh që dikush, që e njeh shumë mirë temën, dhe që njeh shumë vende të tjera, dhe sheh shumë probleme të tjera, dhe ju mund ta ktheni atë këtu. Pra, mendoj se kjo është një gjë e madhe, që do të kishte një ndikim të madh në kujdesin shëndetësor në Kosovë”, theksoi ai. 

Profesori i njohur i fushë së kirurgjisë, Pierre-Alian Clavien ka përgëzuar Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës për organizimin e këtij kongresit. 

Kujtojmë që Kongresi i Dytë Klinik ka nisur nga dita e djeshme dhe para 750 të interesuarve për të marrë pjesë në këtë kongres, kanë ligjëruar kirurgë të njohur amerikanë, argjentinasë, sllovenë, austrialianë etj. 

E për herë të parë Kongresi Klinik u mbajt vitin e kaluar. Edhe edicioni i dytë i Kongresit Klinik është organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat