​Në Pejë do të vendoset një memorial për nderë të viktimave të 11 shtatorit në New York

Kosova

​Në Pejë do të vendoset një memorial për nderë të viktimave të 11 shtatorit në New York

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:57
Ilustrim

Memoriali 11 shtatori në Pejë, në nderë të viktimave të 11 shtatorit në New York, do ta ketë të integruar një copë të metalit nga Kullat Binjake të cilën, Ambasadës Amerikane ia kanë dhuruar Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut, dhe të cilën e kanë sjellë në Kosovë.

Rotary Club Peja ka ndërtuar Memorialin 11 shtatori në Pejë, në nderë të viktimave të 11 shtatorit në New York.

Ambasada Amerikane dhe Camp Bondsteel, e kanë mbështetur këtë iniciativë dhe do të jenë pjesë e të gjitha ngjarjeve, deri në përurimin zyrtarë të memorialit.

Sipas një njoftimi të ambasadës, ky memorial do ta ketë të integruar një copë të metalit nga Kullat Binjake të cilën, ambasadës ia kanë dhuruar Departamenti i Zjarrfikësve të New York-ut dhe të cilën e kanë sjellë në Kosovë dhe gjendet në Depon e kompanisë Elsa Group në Fushë Kosovë.

Ceremonia e inaigurimit do të zhvillohet në dy etapa.

“Ceremonia e parë do të mbahet me datë 10.09.2022 duke filluar nga ora 09:30 në Depon e kompanisë Elsa Group në Fushë Kosovë nga ku fillon bartja një pjese të shtyllës së Kullave Binjake nga Fushë Kosova në Pejë, ajo do të bartet sipas praktikave në SHBA, ku transporti i metalit nga vendi i mbërritjes deri në destinacionin final përcjellet nga policia, ushtria, zjarrfikësit dhe motoristat në mënyrë ceremoniale, në këtë link mund të gjeni një shembull https://m.youtube.com/watch?v=tH00AjCc4fE . Ceremonia e dytë do të mbahet më 11.09.2022 duke filluar nga ora 10:00 ku do të bëhet shpalosja dhe inaugurimi i Memorialit 9/11, në rrugën Mbreti Pirro në Pejë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat