Pensionohet profesoresha Magbule Syla

Kosova

Pensionohet profesoresha Magbule Syla

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 14:05
Pensionohet profesoresha Magbule Syla

Sot, u pensionua profesoresha e kimisë, Magbule Syla.

Profesoresha Syla, ka kontribuar dhe ka shërbyer mbi 40 vite në procesin arsimorë në edukimin e shumë brezave, në komunën e Vitisë.

Në emër të institucioneve komunale, drejtoresha e arsimit, Fatbardha Emini së bashku me Mufail Halabaku, drejtor i shkollës së mesme të lartë "Kongresi i Manastirit" në Pozheran, i kanë ndarë një mirënjohje dhe e kanë falënderuar profesoreshën Syla për kontributin shumëvjeçar që ka dhënë ajo në edukimin e shumë gjeneratave në këtë komunë.

Përndryshe Magbule Syla, së fundmi ishte profesoreshë në shkollën e mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozheran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat