Pse u dorëhoq dekani i Fakultetit Ekonomik, kjo ishte zanafilla

Kosova

Pse u dorëhoq dekani i Fakultetit Ekonomik, kjo ishte zanafilla

Më: 14 janar 2022 Në ora: 22:52
Fakulteti Ekonomik

Mandatin e dekanit e nisi, por s’e përfundoi. Javë më parë, profesori Fatos Ukaj ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në Fakultetin Ekonomik.

Por, zanafilla e arsyes që e shtyu drejt këtij vendimi nisi muaj më parë, kur anëtarët e Këshillit të Fakultetit nuk merrnin pjesë në mbledhjet e fakultetit.

E këto thotë se u reflektuan më së miri në periudhën e konkurseve për punësime.

Ukaj pohon se i kishte informuar të gjitha organet e universitetet, e madje kishte paraqitur rastin edhe në Këshillin e Etikës.

Mirëpo, për secilin profesor për të cilin ishte inicuar rast, Këshilli i Etikës kishte pushuar procedurat e filluara ndaj tyre.

Por, para se të largohej nga kjo pozitë, Ukaj kishte raportuar për dyshime për parregullësi në oganet e UP-së.

Këtë e konfirmojnë nga Rektorati.

Megjithatë, Këshilli i Fakultetit Ekonomik, tashmë ka zgjedhur dekan Driton Balajn.

Ndërkohë në mbledhjen e radhës të senatit, ashtu siç përcakton statuti i UP-së, pritet të miratohet propozimi i Fakultetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat