Kuvendi Komunal i Malishevës miratoi projektbuxhetin për vitin 2022

Kosova

Kuvendi Komunal i Malishevës miratoi projektbuxhetin për vitin 2022

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:10
Kuvendi Komunal i Malishevës

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Malishevës, me shumicë votash është miratuar projektbuxheti i Komunës së Malishevës për vitet 2022-2024, me theks të veçantë për vitin 2022, në vlerë prej 15,655,757 €, që krahasuar me vitin e kaluar është rreth 755 mijë euro më i lartë.

Bëhet e ditur se Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka falënderuar gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal që përkrahën miratimin e këtij projektbuxheti.

Ky, sipas tij, për synim ka fillimin e realizimit të projektit për Malishevën Urbane dhe përkrahjen e gjithë sektorëve tjerë.

Më konkretisht projekteve tjera me interes të përgjithshëm qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat