Mot i ftohtë, sot priten edhe reshje bore

Kosova

Mot i ftohtë, sot priten edhe reshje bore

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 07:18
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell ditën e mërkurë.

Reshjet e shiut që kanë filluar dje do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë. Në fushat termike do të ketë rënie sidomos në vlerat e temperaturave minimale.

Këto reshje gjatë orëve të vona të ditës së hënë parashihen të shndërrohen në reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-13.

Të premten sërish do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të sjellin reshje. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat