Aprovohet Udhëzimi Administrativ për kërkime arkeologjike

Kosova

Aprovohet Udhëzimi Administrativ për kërkime arkeologjike

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sot ka aprovuar Udhëzimin Administrativ për kërkime arkeologjike.

Ky Udhëzim Administrativ sipas Ministrisë së Kulturës, ka për qëllim standardizimin e procedurave të procesit të gërmimit dhe dokumentimin arkeologjik në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo duke u mbështetur në përvojat bashkëkohore ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor në fuqi.

“Përmes këtij udhëzimi do të mundësohet organizimi profesional dhe shkencor i procesit të kërkimeve në fushën e trashëgimisë arkeologjike”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat