Lladrovci: Kjo është e vërteta rreth gënjeshtrës së një kandidati

Kosova

Lladrovci: Kjo është e vërteta rreth gënjeshtrës së një kandidati

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 19:43
Albin Kurti dhe Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një pjesë të përgjigjës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, lidhur me dezinformatën e lansuar siç thotë ai nga një kandidat dështak se në këtë ministri po hetohet dikush, lidhur me vlerësimet për performancën komunale.

Statusi i Lladrovcit:

E vërteta rreth gënjeshtrës së një kandidati

Në debatet e këtyre ditëve, janë thënë shumë gënjeshtra, duke qenë e pamundur secilën gënjeshtër ta demantoj, zgjodha një nga ato.

Sot, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, morëm përgjigje zyrtare, lidhur me dezinformatën e lansuar nga një kandidat dështak se në këtë ministri po hetohet dikush, lidhur me vlerësimet për performancën komunale.

Ja një pjesë e sqarimit nga MAPL:

Më shumë nga interneti

Zadnje ulaganje Luke Modrića prestravilo je stručnjake u snažnim i velikim bankama

Zvijezde ulažu novac u Bitcoin! Vrlo jednostavno upetostruče svoj novac ovako..

Bitcoin je dostupan svima. Zaradite i do 10000$ mjesečno!

“…matja e performancës komunale dhe vlerësimi i komunave për grant të performancës nuk janë procese që zhvillohen apo kontrollohen nga një zyrtar i vetëm, por janë procese të organizuara mirë, në të cilat marrin pjesë grupe punuese të autorizuara me akte administrative të ministrisë në koordinim me donatorët e grantit të performancës komunale, në pajtim me Rregulloren 01/2020 për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Skemën e Grantit të bazuar në performancë, si dhe Rregullat e Grantit për Performancë Komunale të cilat aprovohen para çdo procesi vlerësues për grant.”

Në përgjigje thuhet po ashtu si vijon:

“…deri tani nuk kemi pranuar asnjë kërkesë apo njoftim për hapje të hetimeve nga ndonjë organ kompetent ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të cilët merren me vlerësimin e performancës dhe grantit për performancë komunale”.

Rrena i ka këmbët e shkurta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat