Reshjet e shiut dhe breshërit shkaktojnë dëme të kulturave bujqësore në Obiliq

Kosova

Reshjet e shiut dhe breshërit shkaktojnë dëme të kulturave bujqësore në Obiliq

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 17:53
Obiliq

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se reshjet e shiut dhe breshërit në fshatin Graboc të kësaj komune, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të kulturave bujqësore, kryesisht dëme në pemishtet e kultivuesve.

Gashi ka shkruar në Facebook se reshjet gjatë ditës së sotme po vazhdojnë.

Ai njoftoi se Komisioni për vlerësimin e dëmeve do të dalë në terren.

“I siguroj të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore se do të ofrohet përkrahja e nevojshme institiucionale”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat