Shiu e breshëri shkatërron kulturat bujqësore të fermerëve të Skënderajt

Kosova

Shiu e breshëri shkatërron kulturat bujqësore të fermerëve të Skënderajt

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:17
Skënderaj

"Reshjet e shiut dhe breshëri i rënë sot në disa fshatra të komunës sonë, fatkeqësisht ka shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve  e Komunës së Skëderajt", tha kryetari Bekim Jashari.

Ai shtoi se si qeverisje komunale kanë të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

"Andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim.

"Të dashur fermerë, dëmet e tilla nuk duhet të ju ndalin në punën tuaj të shkëlqyer në kultivimin e fidaneve dhe kulturave tjera bujqësore. Si kryetar i komunës do të vazhdoj të jem afër jush në përkrahje të zhvillimit të bizneseve tuaja familjare", tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat