Komuna e Vitisë mbajti mbledhje komemorative për Drejtorin Nexhmedin Jakupi

Kosova

Komuna e Vitisë mbajti mbledhje komemorative për Drejtorin Nexhmedin Jakupi

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vitisë, nën përkujdesen e kryetarit, Sokol Haliti ka mbajtur sot një mbledhje komemorative për Nexhmedin Jakupi, Drejtor të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës që ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Kjo mbledhje komemorative ka filluar me një minutë heshtje në shenjë respekti për punën e palodhshme që ka bërë drejtori Jakupi në Institucionin e Komunën e Vitisë, konkretisht të drejtorisë që ai ka udhëhequr për 8 vite me radhë.

Me këtë rast kryetari Haliti ju ka shprehur ngushëllimet të gjithë familjes Jakupi, bashkëpunëtorëve të tij por edhe të gjithë ata që e kanë njohur atë. Kryetari Haliti evokoi edhe kujtimet me drejtorin e ndjerë dhe potencoi se ai ishte një institucionalit i vërtetë që e ka dashur vendin dh e punën i cili gjatë gjithë kohës i ka shërbyere qytetarëve të kësaj komune pa u ndalur.

Ai tha se për angazhimin e drejtorit Nexhmedin Jakupi ata i janë mirënjohës atij. Evokime për personalitetin e drejtorit tashme të ndjeri kanë bërë edhe Kryesuesi I Kuvendit Komunal, Naim Pira, familjarë të drejtorit, bashkëpunëtor dhe shumë të tjerë të cilët treguan për sjelljet e tija të veçantë dhe punën që ka bërë për këto 8 vite si drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës. Përndryshe varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Radivojcë të Vitisë me fillim në ora 16:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat