Nga nesër, mot i freskët dhe me vransira

Kosova

Nga nesër, mot i freskët dhe me vransira

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

Në ditët e para të korrikut pritet rënie e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, por edhe të larta, prandaj në këto kushte përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet të mos qëndrojmë gjatë në rreze të diellit.

1.07 - Mbetet nxehtë. Paradite me diell. Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, e më vonë pasdite vende-vende edhe rrebeshe me bubullima.

2.07 - Më freskët, me vransira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

3.07 - Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu.

4.07 - Pjesërisht vranët. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.

5.07 - Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat në ditët e ardhshme pësojnë një rënie përreth vlerave mesatare. Temperaturat minimale luhaten nga 13C deri 15C, e maksimalet deri të shtunën zbresin në 26C, e të dielen shkurtimisht rriten deri në 29C, për të pësuar rënie ditën e hënë në 26C.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e nga e premta ndryshon drejtimin dhe frynë nga krahu verior me shpejtësi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike ditën e enjte zbret nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat