Ku ruhen bagëtitë e sekuestruara dhe pse për to kujdesen të burgosurit?

Kosova

Ku ruhen bagëtitë e sekuestruara dhe pse për to kujdesen të burgosurit?

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Të premten mbrëma policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucione të tjera, sekuestruan 80 krerë gjedhe të kontrabanduara në Gërlicë të Ferizajt.

Shumica prej lopëve dhe viçëve ilegalë pas kryerjes së procedurave u dërguan në hapësirat e Burgut të Dubravës në Istog, në fermën e cila me anë të një vendimi të qeverisë prej 2015-ës u bë vend ku mbahen kafshët e sekuestruara me origjinë nga vende të ndryshme të botës.

Për ato kujdesen disa të burgosur të cilët tashmë këtë punë e kanë shndërruar në profesion që thonë se do ta vazhdojnë edhe kur të lirohen në shtëpi.

Megjithatë, gjedhët ilegale qe tani janë 60 në numër i sjellin të mira, por nganjëherë edhe dëme  Shërbimit Korrektues të atjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat