Shoqëria civile, aksion lidhur me ngacmimet seksuale në universitete

Kosova

Shoqëria civile, aksion lidhur me ngacmimet seksuale në universitete

Më: 31 maj 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Qendra për Art dhe Komunitet (Artpolis), Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim (ORCA) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës.

Pjesëtarët nga shoqëria civile, njëherit anëtarët e grupit punues të përfshirë në procesin e draftimit të Rregullores për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual dhe Ngacmimi në Universitetin e Prishtinës, do të dalin me nje deklaratë të përbashkët për rregulloren e miratuar nga Universiteti i Prishtinës.

Duke theksuar aspektet pozitive po edhe përmendur pikat e ndryshuar brenda rregullores për të cilat besojnë që nuk janë në interesin më të mirë të studentëve.

Aksioni do të mbahet gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat