​Bombolat që vrasin, policia shpërndan broshura vetëdijesuese

Kosova

​Bombolat që vrasin, policia shpërndan broshura vetëdijesuese

Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:16
Policia e Kosovës

Njësia e Komuniteti së bashku me patrullën sektoriale të Malishevës, po ashtu dhe zyrtarët policor nga Stacioni policor – Gjakovë, në kuadër të implementimit të projektit “Bombolat e gazit vrasin”, ka vizituar disa restorante, kafene dhe biznese dhe kanë bërë shpërndarjen e broshurave vetëdijesuese “Bombolat e gazit vrasin”.

Kjo me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve, bizneseve rreth përdorimit të tyre dhe rrezikut që vije nga bombolat si dhe hapat që duhet ndërmarr dhe mënyra ligjore e përdorimit të tyre.

Me këtë rast janë shpërndarë rreth 40 broshura vetëdijesuese dhe janë vizituar një nunër i konsideruar i bizneseve afariste.

Shpërndarja e broshurave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim edhe në qytetet tjera që janë në kuadër të Drejtorisë rajonale – Gjakovë.

Ndryshe, shpërndarja e këtyre broshurave dhe kujdesi nga Policia e Kosovës është mirëpritur nga pronaret dhe punëtorët, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat