Bekim Çollaku tregon pse e hapi shampanjën për liberalizimin e vizave në vitin 2016

Kosova

Bekim Çollaku tregon pse e hapi shampanjën për liberalizimin e vizave në vitin 2016

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:33
Bekim Çollaku

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimeve Evropiane, ka folur për videon e cila ishte bërë virale në rrjetet sociale në muajin maj të vitit 2016, ku ai shihej duke hapur shampanjë për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se hapja e shampanjës ka qenë festë për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

“Hapja e shampanjës ka qenë festë për ne, festë sepse kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave. Ai ka qenë moment feste dhe qytetarët duhet të mësohen të festojnë në momente gëzimi. Ne në atë moment kemi festuar përmbushjen e obligimeve tona dhe kushdo që na shan ne, është duke sharë qindra zyrtarë që kanë punuar në këtë drejtim“, ka thënë Çollaku.

Ai ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por vazhdon të mos konsiderohet si shtet dhe bëhet diskriminim ndaj vendit tonë.

“Në të gjithë këtë proces, ne jemi diskriminuar nga shtetet e tjera. Nuk mund të ankohet asnjë shtet për mos përmbushje të obligimeve nga Kosova për të marrë liberalizimin e vizave“, ka thënë Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat