Analiza e Policisë së Kosovës: Pati rënie të veprave penale këtë vit, edhe vjedhjet e grabitjet ishin në numër më të ulët

Kosova

Analiza e Policisë së Kosovës: Pati rënie të veprave penale këtë vit, edhe vjedhjet e grabitjet ishin në numër më të ulët

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sa i përket veprave penale si grabitjet, vjedhjet dhe vjedhjet e rënda, është përfunduar një analizë dhe se parametrat e matjes së krimit në përgjithësi krahasuar me periudhën e njëjtë të viti të kaluar ka shënuar rënie.

Sipas policisë,  veprat penale, për këtë periudhë kohore kanë shënuar rënie për -6.15% (nga 24631 në 2019, në 23114 në 2020).

“Po ashtu edhe rastet ( veprat penale plus incidentet tjera) të iniciuara nga policia, kanë shënuar rënie për -6.31%.Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave të saja, në realizim të Planit të Punës, gjatë kësaj periudhe ka arrestuar 9715 të dyshuar, ose 12.71% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Po ashtu, numri i personave që janë dërguar në mbajtje është 3870, ose 9.87% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje u shtua se veprat penale (ato më kryesoret), kundër pasurisë, kanë shënuar një ulje të ndjeshme, kështu:

-Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje, nga 4131 në 3492 ose -15.46%;

-Numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, nga 3421 në 3030 ose -11.42 %.

-Numri i rasteve grabitje ka shënuar ulje nga 147 në 127 ose -13.60%.

“Policia e Kosovës edhe përkundër uljes së trendit të krimit, vazhdon të mbetet e përkushtuar në zbardhjen e ç’do rasti, në identifikimin e ç’do personi të dyshuar, me qëllim për të zbatuar synimet e saja, për të ofruar një siguri dhe një ambient të qetë për të gjithë.Njëkohësisht policia, falënderon qytetarët për bashkëpunimin e treguar në të mirë të sigurisë publike në përgjithësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat