Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka pohuar se është kërcënuar me jetë nga ish-sekretari i kësaj ministrie Burim Rreci.
Kërcënimin e ka lajmëruar në policinë e Kosovës ndërsa për media Rreci e ka mohuar këtë kërcënim duke thënë se ministri Krasniqi e ka humbur arsyen.
Ministri për RTK’në ka thënë se nuk do të tërhiqen nga zbatimi i udhëzimeve të reja të naftës edhe pse naftëtarët nuk pajtohen me to.
Sipas tij e gjithë kjo po bëhet për mbrojtjen e konsumatorit.
‘Asnjëherë të vetme nuk do të lejoj që tu ofrohet qytetarëve të Republikës së Kosovës cilësi e dobët”, tha Krasniqi.