Istogu fiton në Prishtinë, Ferizaj në Pejë

Hendboll

Istogu fiton në Prishtinë, Ferizaj në Pejë

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 22:13
Pamje nga ndeshja

Istogu e Ferizaj i kanë fituar ndeshjet e xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të enjten, Istogu fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 42:26. Ndërkohë Ferizaj fitoi në Pejë ndaj Besës me rezultatin 33:24.

Eya Nasr me 13 dhe Elsa Shala me 11 gola udhëhoqën Istogun.

Te Prishtina më efikasja ishte Kaltrina Paci me 12 gola. Gjashtë i kishte Angelika Luberecka.

Në Pejë, Agnesa Hysa i realizoi 14 gola për Ferizajn. Elsa Kongjeli i kishte shtatë.

Dorentina Qufaj me tetë gola dhe Edona Radoniqi me gjashtë u shquan me efikasitet te Besa.

Istogu e shënoi fitoren e katërt rresht, derisa Ferizaj të parën.

Prishtina humbi për herë të tretë, njëjtë si Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat