Kombëtarja e Kosovës mposhtet nga Ishujt Faroe të Torshavn

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës mposhtet nga Ishujt Faroe të Torshavn

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 21:39
Pamje nga ndeshja Ishujt Faroe - Kosova

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë të fazës kryesore kualifikuese për Euro 2028.

Në Torshavn, në atmosferë të shkëlqyer, Kombëtarja jonë pësoi nga Ishujt Faroe me rezultatin 37:30. Ishujt Faroe ishin favoritë dhe dëshmuan këtë me paraqitje në fushën e lojës.

Por edhe paraqitja e Kombëtares sonë duhet vlerësuar. Angazhimi ishte maksimal dhe jep shpresë për vazhdim të kampanjës kualifikuese.

Portierët Liridon Zena dhe Haris Berisha janë dalluar në Kombëtaren tonë. Zena i kishte tetë pritje, kurse Berisha gjashtë.

Bujar Ramosaj i shënoi gjashtë gola nga shtatë tentime. Drilon Tahirukaj realizoi pesë gola nga gjashtë gjuajtje. Pesë gola i kishte edhe Drenit Tahirukaj.

Menjëherë të dielën prej orës 17:15, Kombëtarja jonë në Ferizaj luan me Hungarinë, favoriten e grupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat