Veszpremi dhe Barcelona në finalen e madhe

Hendboll

Veszpremi dhe Barcelona në finalen e madhe

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 22:51
Pamje nga ndeshja

Veszpremi dhe Barcelona do të përballen në finalen e madhe të Super Globe, pasi këto dy skuadra të mëdha evropiane dolën fituese nga grupet e turneut që po zhvillohet në Egjipt.

Ndeshja mes Veszpremit dhe Fuchse Berlinit ishte veçanërisht interesante. Më pak se dy minuta para përfundimit, skuadra gjermane kishte epërsi 33:32.

Megjithatë, hungarezët shënuan dy gola në fund, përmes Heshamit dhe Remilit, dhe e përmbysën rezultatin për të fituar 34:33.

Gidsel pati gjuajtjen e fundit për Berlinin, por bashkëkombësi i tij Emil Nielsen e ndali gjuajtjen e danezit. Kështu, Veszpremi siguroi vendin në finale.

Hendbollisti Hesham ishte golashënuesi më i mirë i Veszpremit me 8 gola. Për Berlinin, Grøndahl dhe Gidsel shënuan nga 9 gola, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për fitoren.

Në ndeshjen tjetër, Barcelona e kryen me lehtësi detyrën ndaj Zamalekut, duke fituar bindshëm me rezultat 39:29.

Për Barcelonën, Fabregasi dhe Barufeti shënuan nga 7 gola, ndërsa Frade realizoi 6 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat