Klubi i Barcelonës ka zbuluar një pamje të re për Lionel Messi përpara ndeshjes të së dielës ndaj Girona.
Argjentinasi ka hequr mjekrën, që kishte edhe në ndeshjen e fundit kundër PSV Eindhoven në Champions League, ku shënoi tre gola, për herë të tetë në këtë veprimtari madhore.
Herën e fundit që Messi luajti kundër Girona në “Camp Nou” shënoi dy gola në fitoren 6-1 të Barcelonës.
Ndeshja e fazës së dytë mes këtyre dy ekipeve ishte programuar të luhej në Miami të SHBA, por duket se drejtuesit e La Liga ndryshuan mendim.