Shqiptari me synime të mëdha në Spanjë!

Futboll

Shqiptari me synime të mëdha në Spanjë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2018 Në ora: 14:22
Fatbardh Latifi

Futbollisti nga Kosova, Fatbardh Latifi është i ngazëllyer me ambientin, atmosferën dhe mikpritjen në klubin AD Alcorcon nga Madridi, që garon në Segunda Division (Liga e Dytë e Spanjës).  Mbrojtësi zotohet se do të jap më të mirën në kolektivin e ri.

“Bota sot”: Si jeni pritur në ekipin e AD Alcorcon?

Fatbardh Latifi: Duke pasur parasysh që Kosova për fat të keq nuk njihet nga shteti i Spanjës, ka qenë rrugë e gjatë e me plot vështirësi të natyrave të ndryshme të arrijë deri këtu ku jam sot.  Mirëpo, me mundin tim dhe me mbështetjen e familjes po ashtu edhe të agjentit tim arrita të jem kosovari i parë që nënshkruaj me një klub të La Ligas. Pritja ishte shumë pozitive në çdo aspekt.

“Bota sot”: Sa keni mundur te adaptoheni?

Fatbardh Latifi: Duke ditur që këtu gjenden lojtar profesionist, adaptimi ka qenë jo i vështirë dhe përvoja ime ka bërë që të adaptohem menjëherë në stërvitje.

“Bota sot”: A besoni se me AD Alcorconin do të luftoni për dy - tri pozitat e para?

Fatbardh Latifi: Alcorconi është një klub që pretendon shumë, besoj që do të ketë shumë sukses.

“Bota sot”: Nga Ramiz Sadiku i Prishtinës në Alcorcon, a është më ndryshe se në Kosovë?

Fatbardh Latifi: Normalisht që është më ndryshe, jemi duke folur për ligen spanjolle. Jam i ri dhe shumë optimist.

“Bota sot”: Çfarë premton?

Fatbardh Latifi: Pretendoj synime të mëdha. Dashuria dhe pasioni i madh qe e kam për futbollin me bindin që do të kem një karrierë të suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat