Liverpool ka fituar derbin ndaj Tottenhamit në Wembley me rezultat 2:1.
Liverpool ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenham Hotspur në Premierligë.
“Reds” kanë mposhtur “Spurs” me rezultat 2:1 në duelin e xhiros së pestë në elitën e futbollit anglez.
Georginio Wijnaldum realizoi me kokë në pjesën e parë kurse Roberto Firminoi shënoi në të dytën për fitoren e madhe të Liverpoolit.
Golin e vetëm për Tottenhamin e realizoi Eric Lamela në minutat shtesë.
Skuadra e menaxherit Jurgen Klopp vazhdon me bilancin perfekt të pesë fitoreve nga po aq ndeshje në fillim të sezonit të ri në Premierligë.