Mavraj prezantohet zyrtarisht te Arisi - Bota Sot
Mavraj prezantohet zyrtarisht te Arisi

Futboll

E shtunë, 22 shtator 2018

Mavraj prezantohet zyrtarisht te Arisi

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:25
Mavraj prezantohet zyrtarisht te Arisi

Nuk është nevoja që klubi ta prezantojë, Mërgim Mavraj e bën vetë. Mbrojtësi i Shqipërisë zyrtarizoi kalimin tek ekipi i Arisit të Selanikut me anë të postimit të një fotoje në “Instagramin” e tij personal. Ai shihet duke puzuar me fanellë të ekipit grek dhe duke buzëqeshur para stemës së klubit. Përfundimisht, odiseja e Mavrajt merr fund, pasi futbollisti firmos zyrtarisht me grekët.

32-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin grek ku pritet të përfitojë 200 mijë euro plus bonuse në vit. Shtatlarti rrezikoi të mbetej pa ekip, pasi u largua me dëshirën e tij nga Hamburgu, sigurisht e shtyu dhe klubi që e përjashtoi nga ekipi. Dëmshpërblim për kontratën dhe në kërkim të një ekipi të ri. Mbrojtësi vuajti jo pak në merkato, pasi nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët me Periugian dhe Deportivo La Couruna-n.

Arisi i trokiti në derë, bisedime të zgjatura, herë afër e herë larg, e në fund palët më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Mavraj mund të buzëqeshë lirisht tani, madje përshëndet dhe në greqisht. Shtatlartit i duhet të kapë ritmin, pasi nuk luan prej më shumë prej disa muajsh një ndeshje të plotë, vetëm sfidat miqësore me kombëtaren kundër Kosovës, Ukrainës dhe Norvegjisë. Lojtari do të gjejë te Arisi dhe shqiptarin Migjen Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test