Ronaldo, i zhgënjyer me gazetarët spanjollë

Futboll

Ronaldo, i zhgënjyer me gazetarët spanjollë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:31
Cristiano Ronaldo

Lajmi më i madh i kësaj vere ishte transferimi i Cristiano Ronaldos në Juventus nga Real Madridi për 112 milionë euro, por ai ende vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të diskutuar në Spanjë, pasi që gazetarët spanjollë e lidhin çdo performancë të Real Madridit me mungesën e Ronaldos.

Shumë gazetarë spanjollë kanë shkruar se “Los Blancos” po luajnë më mirë dhe po duken më të bashkuar pa sulmuesin portugez, dhe kjo gjë raportohet nga Marca se e ka lënduar Ronaldon.

Ai është i mërzitur nga kritikat që ka marrë dhe ndien se ajo që ai ka arritur me skuadrën e Real Madridit gjatë viteve që ka qenë aty, është duke u nënvlerësuar. Pasi që besonte se ai kishte marrëdhënie miqësore me gazetarët spanjollë të sportit, ai kishte pritur të merrte një trajtim tjetër nga ky që është duke marrë tani.

Një nga lajmet më të përfolura të javëve të fundit ka qenë vendimi i Ronaldos për të mos marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të organizuar nga UEFA në Monako. Ai e humbi çmimin për lojtarin më të mirë, të cilin e fitoi ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Luka Modric.

Sipas disa gazetave portugeze, sulmuesi i Juventusit e kishte telefonuar Modricin për ta përgëzuar për suksesin e tij, edhe pse mendon se ai e kishte merituar atë çmim. Pasi që kërkoi falje për mospjesëmarrje, tensionet mes tij dhe ish-bashkëlojtarët e tij janë ulur, dhe ai pritet të marrë pjesë në ceremoninë e FIFA më 24 shtator.

Ndërsa, bordi drejtues i Juventusit janë të kënaqur me lojtarin e tij dhe ata mendojnë se vendimi për të mos marrë pjesë në ceremoninë e UEFA-s është një vendim personal. Ata nuk kanë asnjë problem me mospjesëmarrjen e tij dhe janë të kënaqur me profesionalizmin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat