Zyrtare, Chelsea: Ja e vërteta për shitjen e klubit

Futboll

Zyrtare, Chelsea: Ja e vërteta për shitjen e klubit

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 15:16
Roman Abramovich

Chelsea i ka mohuar spekulimet se pronari rus, Roman Abramovich, është duke kërkuar ta shesë klubin.

The Sunday Times kishte raportuar se miliarderi dëshironte ta shiste Chelsean për 2 miliardë e 200 mijë euro.

Gazeta gjithashtu kishte raportuar se Abramovichi e kishte refuzuar një ofertë nga Silver Lake Partners për blerjen e një pjese të aksioneve, si dhe në qershor Jim Ratcliffet iu ishte refuzuar oferta prej 2 miliardë eurosh për blerjen e klubit.

Sipas burimeve brenda klubit, Abramovichi nuk dëshiron ta shesë Chelsean dhe kjo gjë nuk do të ndryshojë së shpejti.

Në maj të këtij viti, pas sanksioneve të Britanisë së Madhe ndaj Rusisë, Chelsea bëri të ditur se Abramovichi nuk do të vazhdonte me rinovimin e stadiumit Stamford Bridge, rinovim ky i cili do t’i kushtonte rusit më shumë se 500 milionë euro.

Chelsea ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për të dytën herë brenda tri viteve. Më herët, ata ishin kualifikuar cdo vit që nga 2003-ta kur Abramovichi e kishte marrë pronësinë, duke arritur ta fitojnë këtë garë në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat