Futbollisti i Arsenalit dhe i Kosta Rikës, Joel Campbelli, raportohet se ka mbërritur në Itali dhe do të kryen testet mjekësore në ekipin e Frosinone.
Sulmuesi 26-vjeçar tashmë ka arritur në Itali dhe ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në Serie A.
Ai u transferua tek Arsenal në vitin 2011, por shumicën e kohës e ka kaluar në huazim tek ekipe si: Real Betis, Olympiacos, Villarreal dhe Sporting CP.
Kontrata e Campbellit me Arsenalin skadon verën e ardhshme kështu që Sportitalia shkruan se ai do ti bashkohet Frosinones si transferim i kompletuar.