“Fenomeni” është dërguar me urgjencë në një spital në Ibiza.
Njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit, Luis Nazario Ronaldo, ka frikësuar të gjithë kur dje është mësuar se ka përfunduar në spital.
Sot braziliani ka sqaruar arsyen pse ka shkuar me urgjencë në një spital të Ibizas, atje ku ai po kalon pushimet verore.
“Kam pasur një grip të rëndë në Ibiza dhe është dashur të shtiohesha në spital që prej së premtes, por gjithçka shkoi mirë”, shkroi në Twitter, Ronaldo.
Ai gjithashtu falënderoi fansat të cilët i dërguan mesazhe të shumta gjatë këtyre ditëve.