Barcelona do të provojë përsëri që të nënshkruajë me mesfushorin Paul Pogba.
Katalunasit do të provojnë që ta blejnë yllin e Manchester United në afatet e ardhshme kalimtare, shkruan Telegraph.
Ata e kanë pranuar se do të jetë thuajse e pamundur që të nënshkruajnë me francezin këtë verë, pas një oferte prej 50 milionë eurove.
Madje ata kishin ofruar edhe Yerry Mina dhe Andre Gomes por që ishin refuzuar.
Skluadra nga Camp Nou ka fonde të ndara që të provojnë përsëri për Pogba, ashtu sikurse bën me Philipe Coutinho në sezonin e kaluar.