Mjeku i Lazios i befasuar nga shqiptarët: Strakosha e Berisha rikuperohen shpejt - Bota Sot
Mjeku i Lazios i befasuar nga shqiptarët: Strakosha e Berisha rikuperohen shpejt

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Mjeku i Lazios i befasuar nga shqiptarët: Strakosha e Berisha rikuperohen shpejt

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:18
Thomas Strakosha dhe Berisha

Një vit më parë, Thomas Strakosha ishte alternativa e vetme e Lazios për portën dhe ia doli që të ofrojë garanci në katërkëndëshin e bardhekaltërve, si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Europës.

Mirëpo, që nga ndeshja e fundit me Interin në Serinë A ka shfaqur disa shqetësime, të cilat e kanë ndjekur edhe momentalisht gjatë fazës përgatitore.

Portieri i Kombëtares shqiptare është duke ndjekur një terapi riaftësuese dhe stafi mjekësor i Lacios nuk kërkon të përshpejtojë asgjë, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik minimal për një përsëritje të dëmtimit.

MJEKU – Fabio Roda, koordinatori i stafit mjekësor të Lacios, ka komentuar pozitivisht riaftësimin e dy shqiptarëve. Jo vetëm Strakosha, por edhe Valon Berisha pësoi një dëmtim në një nga ndeshjet miqësore dhe po punon veçmas grupit. Për mjekun, shqiptarët kanë dhënë sinjale pozitive.

“Po ndjekim me shumë kujdes situatën e çdo futbollisti në infermieri. Kërkojmë që rikuperimi i secilit të jetë i plotë përpara se të vihen në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Thomas Strakosha është duke punuar në mënyrë ideale. Së bashku me Marusiç, po rikuperohen plotësisht. Edhe Valon Berisha po ndjek me kujdes programin riaftësues. Jemi shumë të kënaqur dhe të surprizuar nga reagimi i tyre”, ka deklaruar mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test