“Interi vlen për Realin sa Chievo për Interin” - Bota Sot
“Interi vlen për Realin sa Chievo për Interin”

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

“Interi vlen për Realin sa Chievo për Interin”

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:52
Luka Modriç

Një postim në “Twitter”, ky, i publikuar pak dje dhe që mban firmën e Visente Azpitarte, biograf i Luka Modriç (ai që ka shkruar “El hijo de la gurra”, “Djali i Luftës”, historia e “yllit” kroat.

Sa mundësi ka që lojtari më i mirë i Botërorit të veshë fanellën zikaltër? Sipas Azpitarte, shumë pak.

“Nëse shkon tek Interi, shitjet e librit do të rriteshin ndjeshëm në Itali”, ka qenë komenti ironik i një tifozi interist. Përgjigjja e Azpitarte s’vonoi: “Më mirë të flasim pas disa vitesh”, duke konfirmuar mendimin e tij të parë, se një transferim i Modriç në Milano do të ishte një hap mbrapa.

Interi, ndërkohë, i ka ofruar lojtarit një kontratë 4-vjeçare me 10 milionë euro në sezon plus destinacionin Kinë për mbylljen e karrierës, te Jiangsu Suning.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test