Rebic i lidhur me Manchester United, kroati zbulon ofertat konkrete

Futboll

Rebic i lidhur me Manchester United, kroati zbulon ofertat konkrete

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:22
Ante Rebic

Heroi i Kupës së Botës në Kroaci, Ante Rebic, ka pranuar se ka marrë oferta konkrete për të lënë Eintracht Frankfurt, mes spekulimeve se sulmuesi mund të bashkohet me Manchester United, këtë verë. Rebiç, 24 vjeç, doli nga “Rusia 2018” me reputacionin e tij të zgjeruar, pasi luftoi me dinjitet deri në finalen e madhe, bashkë me Kroacinë e tij.

Sulmuesi shënoi një gol në finale, një tjetër për të hapur rezultatin kundër Argjentinës, në Grupin D, dhe impresionoi gjatë gjithë turneut. Manchester United është një ndër destinacionet e mundshëm të Rebic, ndërsa Sevilla dhe Tottenham, gjithashtu, janë përmendur si klube, ku mund të përfundojë lojtari në merkaton e kësaj vere.

Vetë Rebic pohoi se agjenti i tij ka marrë interesime nga klubet e tjera. Kur u pyet për interesimin e dukshëm të Jose Mourinhos, për një lëvizje të mundshme prej 50 milionë eurosh drejt “Old Trafford:, Rebiç tha për “Goal”: “Unë jam shumë i kënaqur të dëgjoj dhe të lexoj se sa trajnerë dhe klube të mëdha po më kërkojnë.

Mendoj se e meritoj. Kam pasur një Kupë Bote të madhe dhe një sezon mjaft të mirë me klubin e Eintracht. Po, e di se ka oferta konkrete, po mbaj kontakte të rregullta me ??agjentin tim. Jam i lumtur që provova se të gjithë mund të mbështeten tek unë, por, siç thashë, ka mjaft kohë për ta mbyllur dritaren e transferimeve”.

Rebiç shtoi se nuk ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij, pasi drejtori i Frankfurtit, Fredi Bobiç, afirmoi se klubi duhet të marrë një qasje për yllin e tyre. “Mbyllja e merkatos po afron? Jo, ka ende kohë, është herët për këto histori. Dritarja e transferimeve është e hapur edhe për gati një muaj tjetër, – tha sulmuesi kroat.

– Kur u transferova te Fiorentina, gjithçka përfundoi më 29 gusht. Edhe transferimi im tek Eintracht Francfurt u bë më 31 gusht. Shumica e transferimeve janë bërë gjatë ditëve të fundit, kur gjendja ime të jetë më e qartë. Tani jam një lojtar i Eintracht dhe jam kthyer në trajnim me ekipin tim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat