Prapaskena: King Artur? Jemi anglezë, nuk kemi besim

Futboll

Prapaskena: King Artur? Jemi anglezë, nuk kemi besim

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:40
Arturo Vidal

“The Sun” ka zbuluar një prapaskenë të pabesueshme: Manchester United dhe Man City i kanë thënë jo mundësisë për të marrë Vidal muajin e kaluar, sepse nuk kishin besim te gjendja e gjurit të mesfushorit kilian: mosha dhe dëmtimi kanë luajtur një rol në vendimin e marrë nga dy klubet e Mançesterit.

Të besosh është mirë, të mos kesh besim akoma më mirë. Kjo duket se ka qenë filozofia e ndjekur në Angli, por mesa duket edhe në Spanjë, me stafin mjekësor të Barcelona-s, skuadra që a siguruar shërbimet e kilianit, që do të tregojë një kujdes të veçantë ndaj gjurit të tij.

Në fakt, zyrtarizimi i lojtarit është shtyrë në pritje të vizitave mjekësore. Vetëm pasi t’i ketë kaluar këto, Vidal do të mund të quhet një lojtar i ri i Barcelona-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat