Reprezentuesi i Kosovës te IK Start!

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës te IK Start!

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:55
Herolind Shala

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, i ka dhënë fund aventurës të Lyngby, duke iu bashkuar IK Start.

Lajmi është bërë i ditur nga skuadra IK Start në faqen zyrtare, e po ashtu edhe nga vetë futbollisti në rrjetet sociale.

“Klub i ri në karrierë. Jam pjesë e skuadrës norvegjeze IK Start. Më bindi projekti i ri i klubit për të nënshkruar këtu. Shpresojmë se do t’i arrijmë objektivat”, ka shkruar Shala në Facebook.

26 vjeçari gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e Notodden, Odd, Sparta Prague, Slovan Liberec dhe Kasimpasa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat