Arrihet marrëveshja, Olivier Giroud do ta vazhdojë karrierën në vendlindje

Futboll

Arrihet marrëveshja, Olivier Giroud do ta vazhdojë karrierën në vendlindje

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 18:37
Olivier Giroud

Olivier Giroud do të largohet nga Chelsea pas vetëm gjashtë muajsh në “Stamford Bridge”, bën të ditur shtypi britanik.

Sulmuesi 31-vjeçar, i cili ishte titullar te Franca që fitoi Kupën e Botës 2018 në Rusi, do të rikthehet në vendlindje te skuadra e Marseille, pas përvojës në Premier League me ekipet e Londrës, Arsenal dhe Chelsea.

Marseille nuk arriti të marrë Mario Balotelli dhe Nice dhe Giovanni Simeone nga Fiorentina, kësisoj ka nisur bisedimet me Chelsea për të marrë Giroud dhe sipas “The Sun” përgjigja e palëve ka qenë pozitive.

Në “Velodrome” ai do të jetë në shoqërinë e Dimitri Payet dhe Florian Thauvin, me të cilët shpesh ka luajtur te kombëtarja e Francës, ku ka shënuar 31 gola në 81 ndeshje, aq sa Zinedine Zidane, golashënuesi i katër më i mirë i “gjelave”.

Alternativa për të qenë protagonist te Marseille i ka pëlqyer më shumë Giroud, pavarësisht nga oferta e Atletico Madrid, ku rrezikonte të qëndronte në stol.

Të hënën, kur të kthehet nga pushimet, ai do të shkojë në Marseille për vizitat mjekësore. Chelsea do të përfitojë 20 milionë euro nga ky transferim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat