Shkëndija pretendon fitore në Champions League

Futboll

Shkëndija pretendon fitore në Champions League

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:01
Pamje nga konferenca

Kampionët e Moldavisë janë ekip shumë cilësorë, mirëpo Shkëndija nga Tetova do të kërkojë të bëjë më të mirën në duelin e parë me Sheriff Tiraspolin. Qatip Osmani dhe Armend Alimi besojnë se skuadra është e gatshme për tjetër paraqitje pozitive europiane, duke kërkuar rezultat sa më të favorshëm përballë kampionit të Moldavisë, Sheriff Tiraspol të martën në orën 20:15. Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija, do të ketë sfidën e radhës në eliminatoret e Champions League dhe kuqezinjtë shprehen të përgatitur për të provuar të sjellin histori të re.

Trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi folën për gjasat e Shkëndijës në duelet me kampionin e Moldavisë, duke potencuar se vlerë e rëndësisë kapitale do të jetë të mos pranohet gol në takimin e parë si vendas. “Kemi analizuar disa ndeshje të Sheriff Tiraspol përfshi edhe takimin e fundit që fituan 3:0. Bëhet fjalë për skuadër kualitative. Këtë periudhë kemi punuar me ekipin edhe në aspektin psikologjik, pasi patjetër të marrim mësim nga humbja e fundit në transfertën me The New Saints. Përmes bisedave në grup si dhe individualisht jemi munduar ta kthejmë atmosferën në nivelin e dëshiruar”, deklaroi Osmani.

“Objektivi ynë është të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme, për t’u kthyer sa më shpejt në identitetin e lojës tonë që kemi treguar më herët. Normal e kam thënë çdo herë se si vendas çdo fitore pa marrë parasysh numrin e golave të shënuar është pozitive, me rëndësi mos pranojmë gol. Sidomos kundër Sheriff Tiraspolit të cilët kanë sulm shumë të mirë, por besoj se jemi të përgatitur që ta ndalim”, tha Alimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat