Parma ndëshkohet!

Futboll

Parma ndëshkohet!

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Pesë pikë ndëshkim për Parmën dhe dy vite pezullim për Calaio. Ky ka qenë vendimi i marrë nga gjykata kombëtare federale në lidhje mesazhin e dërguar nga lojtari i skuadrës emiliane për një koleg të Spezias në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit të kaluar të Serie B.

Për qendërsulmuesin e datëlindjes 1982, rreziku i një karriere të mbyllur, të paktën në nivele të larta, është konkret. Calaio mund të vendosë ta apelojë vendimin për të kërkuar një ulje.

E njëjta gjë vlen edhe për Parmën, që në orët e ardhshme do të vendosë nëse do ta vazhdojë këtë betejë, apo të pranojë vendimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat