Leonardo Bonucci do të largohet nga Milan.
“Corriere dello Sport” raporton se kapiteni i “Rossonerëve” do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Edhe përkundër rikthimit të Milanit në Europa League, Bonucci prapë është i interesuar të luajë për një ekip të madh nga Liga e Kampionëve.
Ish mbrojtësi i Juventusit duket i vendosur të pranojë ofertën nga Paris Saint-Germain.