Matteo Darmian gjithnjë e më pranë Juventusit. Lajmi është konfirmuar nga vetë agjenti i mbrojtësit italian që në një intervistë të shkurtër për mediat ka pohuar kontaktet.
"Gjërat për Darmian po ecin shumë mirë",-ishte përgjigjja e tij.
Më pas, pasi kamerat ishin të fikura, ai i tha gazetarit të "Sportitalia" :
"Ne jemi në një fazë të avancuar me Juventusin".-përfundoi Tullio Tinti.
Interes për Darmian kishte shfaqur dhe Interi, por duket se zyrtarizimi i tij tek Juventusi është thjeshtë çështje kohe. Tek Juventusi, Darmian do të zëvendësojë Alex Sandro, i cili është shumë pranë Paris Saint Germain.
Çmimi i kërkuar i Manchester Unitedit është 20 milionë euro dhe deri më tani Juventus ishin të përgatitur për të ofruar vetëm 13 milionë euro, por situata duket se ka ndryshuar.