Firmino: Alisson është interesuar për Liverpoolin

Futboll

Firmino: Alisson është interesuar për Liverpoolin

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:32
Roberto Firmino ka treguar se Alisson Becker i ka bërë pyetje për Liverpoolin

Portieri brazilian është afër transferimit në Anfield Road. Roberto Firmino ka treguar se Alisson Becker i ka bërë pyetje për Liverpoolin, gjatë kohës kurrë këta të dy ishin të grumbulluar me kombëtaren e Brazilit në Kampionatin Botëror. Liverpooli dje ka bërë ofertë zyrtare për portierin e Romës, në vlerë prej 70 milionë eurosh, që do ta bënin Alissonin portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

“Alisson është interesuar për Liverpoolin dhë më ka bërë shumë pyetje rreth klubit”, ka thënë Firmino. “Do të doja që ai të vinte te Liverpool edhe pse ka pasur oferta edhe nga klube të tjera”. Përveç Liverpoolit, për Alisson ka shprehur interesim edhe Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat