Gjiganti italian, Juventusi, i ka bërë kontaktet e para për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të majtë të Real Madridit, Marcelon.
Para disa dite PSG ka hapur bisedimet me Juventusin për shërbimet e Alex Sandros dhe kanë bërë një ofertë prej 40 milionë eurosh, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vere, duke u kërkuar edhe nga Manchester United.
‘Zonja e Vjetër’ e sheh Marcelon si zëvendësimin ideal të Sandros, dhe me transferimin e Ronaldos, vetëbesimi është rritur më shumë duke e ditur se Ronaldo dhe Marcelo janë shokë shumë të lidhur me njëri tjetrin.