Dortmund vazhdon pazaret, e zyrtarizon yllin gjerman te skuadra e Premierligës

Futboll

Dortmund vazhdon pazaret, e zyrtarizon yllin gjerman te skuadra e Premierligës

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 22:16
Erik Durm

Skuadra e madhe gjermane, Borusia Dortmund e ka zyrtarizuar shitjen e yllit gjerman, Erik Durm.

Mbrojtësi i krahut do të luaj në Premierligë në një skuadër me futbollistin kosovar, Florent Hadërgjonaj te Huddersfield Town.

“Ne falëndërojmë Erik Durm për angazhimin në Dortmund. I dëshirojmë të gjitha të mirat në aventurën e re në ishull” thuhet në njoftim.

Durm do të bashkohet me trajnerin gjerman, Kevin Vagner i cili edhe e kishte zbuluar si futbollist sa ishte trajner i të rinjëve të Dortmundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat