Zyrtarizohet transferimi i 6-të, Dortmund huazon talentin e Real Madrid

Futboll

Zyrtarizohet transferimi i 6-të, Dortmund huazon talentin e Real Madrid

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 15:36
Achraf Hakimi

Borussia Dortmund ka transferuar blerjen e gjashtë në prag të sezonit të ri. BVB ka finalizuar ditën e mërkurë transferimin e pjesëmarrësit në Kupën e Botës me Marokun Achraf Hakimi.

Mbrojtësi i djathtë do të huazohet për dy vite nga Real Madrid, pra deri në fund të sezonit 2019/20.

“Achraf është një lojtar i ri dinamik në krahun e djathë, i cili luan te Real Madrid dhe te kombëtarja marokene në nivelet më të larta,” komentin drejtori sportiv Zorc afrimin e lojtarit.

19-vjeçari është aktivizuar dy herë gjatë sezonit të kaluar nga ish-trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane.

Ai mori pjesë në të tri ndeshjet e Marokut në Botëror por u eliminua në fazën e grupeve.

Ai do të luftojë për një vend formacioni me veteranin Lukasz Piszczek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat