Prapaskena: Telefonatë sekrete me CR7, Lopetegui tentoi të prishte marrëveshjen

Futboll

Prapaskena: Telefonatë sekrete me CR7, Lopetegui tentoi të prishte marrëveshjen

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:13
Julen Lopetegui dhe Cristiano Ronaldo

Trajneri Julen Lopetegui do të ketë përpara një detyrë të vështirë, të ndërtojë një Real Madrid kampion dhe këtë gjë do t’i duhet ta bëjë pa yllin e këtij ekipi, Cristiano Ronaldo, që pas 9 vitesh në “Santiago Bernabeu” është larguar për te Juventusi. Mediat spanjolle konfirmojnë se trajneri ka tentuar deri në fund të ndalojë transferimin e sulmuesit portugez, duke qenë kundër largimit dhe syonte të vinte veton e tij, por pa sukses. Madje Lopetegui ka patur një bisedë të gjatë telefonike me CR7, që ndodhet në Greqi me pushime me familjen e tij.

Sipas “Il Mundo Deportivo”, trajneri dhe lojtari kanë biseduar në telefon, duke sqaruar situatën, duke dhënë shpjegimet përkatëse, por edhe ky sinqeritet i trajnerit Lopetegui nuk e ka bindur portugezin, që ka qenë këmbëngulës në vendimin e tij për t’u larguar nga Reali. Telefonata nuk ka mundur të sjellë paqen mes Ronaldo dhe Realit, që sot ka firmosur kontratën 4-vjeçare me Juventus. Tashmë trajneri Lopetegui do t’i duhet të ndërtojë skuadrën e re pa sulmuesin portugez dhe me shumë pikëpyetje se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat