Malmo vjen nesër në Kosovë, sa mijëra bileta janë në shitje?

Futboll

Malmo vjen nesër në Kosovë, sa mijëra bileta janë në shitje?

Nga: K. Goca Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:36
Fisnik Kërçeli

Kampioni i Suedisë, Malmo, nesër do të zbarkojë në Prishtinë, kurse të martën në orën 20.45 takohet me Dritën nga Gjilani, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kjo ndeshje është e vlefshme e rrethit të parë eliminatorë të Champions League.

Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli, konfirmoi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se nesër zbarkon Malmo në Kosovë. Sipas tij, janë në shitje të gjitha biletat, mbi 17 mijë sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat