Nis java vendimtare për Higuain, Willian dhe Schmeichel - Bota Sot
Nis java vendimtare për Higuain, Willian dhe Schmeichel

Futboll

E diel, 22 korrik 2018

Nis java vendimtare për Higuain, Willian dhe Schmeichel

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:19
Gonzalo Higuain

Brenda një jave tre futbollistë do të mësojnë të ardhmen e tyre dhe emëruesi i përbashkët është Chelsea.

Dy pritet të vijnë në “Stamford Bridge” dhe njëri pritet të largohet.

Duke nisur nga e hëna e ardhshme, çdo ditë do të jetë ajo vendimtarja për kalimin e Cristiano Ronaldo te Juventus dhe me një gjasa Gonzalo Higuain do t’i lirojë vendin.

Argjentinasi pritet të bashkohet me Maurizio Sarri, trajneri i tij i preferuar, te Chelsea, që bëhet gati të shpenzojë rreth 60 milionë euro për të marrë atë që do të jetë zëvendësuesi i Alvaro Morata.

Njëri që vjen dhe tjetri që ikën, sepse tanimë është thuajse e sigurt se sezonin e ardhshëm Willian do të luajë me Barcelonën në La Liga. Duket se katalanasit dhe Chelsea kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e brazilianit në “Camp Nou”.

Ndërkohë, “The Sun” ka shkruar sot se portieri i ri i Chelsea do të jetë danezi Jasper Schmeichel, duke qenë se nuk ka më asnjë dyshim për largimin e Thibaut Courtois.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test